Një nga modelet më të kërkuara të ditëve të sotme, Bella Hadid, ka treguar edhe një herë aftësitë e saj të mahnitshme të transformimit kur bëhet fjalë për krijime të ndryshme.
Bukuroshja 25-vjeçare ka postuar së fundmi një përmbledhje fotosh në Instagramin e saj ku pozon me një krijim të guximshëm nga stilisti i njohur francez Jean-Paul Gauthier.
Bëhet fjalë për një fustan të valëzuar dhe joshëse prej tyli transparent, gri me të çara në zonën e gjoksit. Krijimi i përmendur i stilistit të njohur është provokues në vetvete, por modelja ka shkuar një hap më tej, ndaj ka publikuar foto të këtij tualeti gjatë veshjes së saj.
Fotot e Belinës shkaktuan një ortek komentesh dhe shumë e thanë se ajo ishte e bukur. “Mbretëreshë”, “Ky fustani…”, “dukesh bukur”, ishin vetëm disa nga komentet./FrontOnline/