Modelja amerikane dhe influencuesja e modës Olivia Kulpo përjetoi një shqetësim të vërtetë kur hipi në një avion të ‘American Airlines’.
Kulpo ishte në aeroport, rrugës për në Meksikë, dhe një punonjëse e linjës ajrore të përmendur i tha asaj se kombinimi i saj i veshjeve – bluzë e zezë, pantallona të shkurtra për çiklizëm dhe triko të zezë, nuk përputhej me kodin e veshjes së kompanisë.
Menjëherë pas kësaj ngjarje motra e saj Aurora ka hyrë në profilin e saj në Instagram dhe ka reaguar dhunshëm duke shprehur mendimin e saj për të gjithë ngjarjen.
“Shiko rrobat e saj. Ajo duket e lezetshme, duket e përshtatshme, apo jo? E thërrasin dhe i thonë që duhet të veshë bluzë, përndryshe nuk mund të hipë në avion. Më thuaj që nuk është aq keq”, tha ajo./FrontOnline/