Ndonëse nuk mori pjesë në ceremoninë zyrtare të Oscar-it, bukuroshja braziliane ka bërë përpjekje që këto ditë të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo është shfaqur në festën tradicionale të “Vanity Fair” pas ndarjes së çmimeve, me një fustan që ende debatohet.
Alessandra Ambrosio (40) kishte veshur dy kombinime për këtë event, por një fustan biond atraktiv që më shumë zbulon se sa mbulon shkaktoi shumë komente: “Uaa, po e prisja këtë”, “Zjarr i vërtetë”, “Dukesh bukur”, “Këmbët e bukura”, “Uh, çfarë fustani”, ishin disa nga komentet.
Sa i përket modelit të flokëve, ish-engjëlli i Victoria’s Secret zgjodhi një stil të thjeshtë dhe flokët e gjatë i ranë në valë. Ajo kompletoi pamjen e përgjithshme me një grim efektiv të errët që thekson sytë e saj ngjyrë gështenjë në një mënyrë unike./FrontOnline/