Modelja Kenz Lawren ka treguar në profilin e saj në Instagram se çfarë fshihet në fakt pas miteve për pamjen perfekte të modeleve.
Teksa shumë femra ndihen të pasigurta përballë standardeve joreale të industrisë së modës, modelja vendosi të zbulojë vetëm një pjesë të së vërtetës që qëndron pas punës së tyre.
Në një postim të fundit, biondja bukuroshe ka treguar se cilat janë pritshmëritë dhe cili është realiteti i modeles në setin fotografik.
“Para se të filloja modelingun, mendoja se modelet duken gjithmonë kështu”, ka thënë ajo teksa ka treguar se si duket pas mbarimit të grimit.
Më pas ajo ndau një foto realiste se si duket shpesh pas një dite pune para kamerës. “Modelingu është bërë shumë poshtërues, sepse kështu dukesha pas xhirimeve”, pranoi ajo.
Falënderuese ndaj modeles për zbulimin e “të vërtetës” jo shumë të ekspozuar për publikun, shumë kanë shkruar në komentet e saj se është mirë që ajo thyen mitet për këtë profesion dhe pamje.
“Për shkak të ndershmërisë suaj, shumë gra të reja nuk do të ngecin në grackën e standardeve të pamundura”, thuhej në një koment./FrontOnline/