Toyota elektrike e ardhme do të ketë një marsh manual të ndërrimit të shpejtësive, por edhe gjithçka që e bën të veçantë drejtimin e një veture me ndërrues shpejtësisë manuale.
Vitin e kaluar, Toyota shfaqi një simulator të ndërruesit manual të shpejtësisë në një prototip Lexus dhe në atë kohë u tha se mund të komercializohej në disa modele të ardhshme të gjigantit japonez.
Tani dihet se si Toyota do ta bëjë vërtet këtë dhe do ta ‘erëzojë’ sistemin me tingujt e simuluar të rrotullimit të motorit, si dhe vetë ndërrimin e marsheve.
Një veturë e tillë elektrike ka një pedale dhe një levë marshi, dhe sistemi shkon aq larg sa të ofrojë të njëjtën përvojë të drejtimit të një veture me një kuti ingranazhi manual, duke përfshirë efekte të simuluara nëse ajo nuk shtypet në kohë ose ingranazhi është futur “gabimisht”.
E gjithë kjo duhet të sigurojë një ndjenjë të veçantë drejtimi, dhe si rrjedhim avantazhet krahasuese të Toyota-s ndaj konkurrencës.
Tekero Jato, presidenti i divizionit të sapo instaluar për prodhimin e automjeteve BEV, zbuloi në një prezantim të fundit se kur do të ndodhë kjo. Domethënë, kutitë e shpejtësisë manuale për, siç thonë në Toyota, një ndjenjë “wow” drejtimi, do të mbërrijnë në treg në vitin 2026.
Kujtojmë, deri më tani disa prodhues si Dodge dhe Abarth eksperimentuan me tingujt e rremë të motorit në modelet elektrike, por Toyota e ngriti historinë në një nivel të ri. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një përvojë drejtimi shumë e ngjashme me veturat e fuqizuara nga motorë me djegie të brendshme./FrontOnline/