Modelja Heidi Klum është mburrur në Instagram me një foto nudo derisa po mbështeste ekipin kombëtar gjerman në Kampionatin Evropian.Në të vërtetë, Heidi pozoi me një fanellë të shkurtër që mezi i mbulonte gjoksin. “Gjermani, fat i mirë sot”, ka shkruar modelja. Duke gjykuar nga fotoja, modelja e preu fanellën vetë dhe e ktheu atë në një bluzë të shkurtër.
Ajo nuk kishte veshur asgjë nën të, dhe për foton ajo veshi pjesën e poshtme të rroba banje si një edicion veror. Në postimin në Instagram, mund të shihet se ajo ndoqi ndeshjen me burrin e saj, muzikantin Tom Kaulitz (31), dhe gjatë pjesës së parë ata vendosën të luanin një lojë bilardo. Por edhe përkundër kësaj, ekipi i saj i zemrës pësoi humbje nga kombëtarja franceze me rezultat 1:0. Përndryshe, Heidi Klum është drejtuese e shfaqjes ‘America’s Got Talent’, e cila kohët e fundit filloi një xhirim të ri, kështu që modelja aktualisht ka duart plot me punë./FrontOnline/