×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS do të përkrahë artistët dhe krijuesit e pavarur nga fondi emergjent

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi priti sot në takim një grup artistësh të pavarur.

    Në takim ministrja i njoftoi që MKRS nga fondi prej 5 milionësh, i shpërndarë për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në fazën e parë i ka vënë në dispozicion fondet përmes tri masave.

    “Këto tri masa kanë pasur për qëllim; fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës përmes mundësimit të angazhimit me punë praktike në kompani private, OJQ dhe institucione publike; mbështetjen e drejtpërdrejtë të klubeve të sportit në Kosovë të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi; dhe subvencionimin e projekteve nga fusha të ndryshme të sektorit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore”.
    Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

    Ministrja theksoi: “Si MKRS kemi propozuar që fondi i mbetur prej 2.5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të dikastereve që mbulon MKRS t’i dedikohet mbështetjes së artistëve dhe krijuesve të pavarur.

    Rrjedhimisht takimi i sotëm shërbeu për të diskutuar këtë propozim në mënyrë që të identifikohen mënyrat se si mund të përkrahen krijuesit e pavarur. U diskutua për vendosjen e kritereve dhe mënyrën e zbatimit, gjithmonë konform nevojave dhe kërkesave që ata mund të kenë.

    Ministrja shtoi që për MKRS-në dhe për të si ministre është kruciale që në këtë fazë të ketë bashkëpunim të ngushtë me gjithsecilin dhe që secili propozim do të trajtohet me kujdesin e duhur institucional.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër fushatën e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.