Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, njëherit specialist në lëmin e sëmundjeve infektive, Shemsedin Dreshaj, do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e reja.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Listës së AAK-së i bashkohet profesor doktor Shemsedin Dreshaj nga Peja, nip i Bajraktarit të Rugovës. Na priftë e mbara!”, shkruan ai.