Besimi në mjekësinë popullore vazhdon të mbetet i fortë për shumë qytetarë në Kosovë. Kjo është e dukshme edhe në deklaratën e mjekut popullor Mentor Dreshaj, i cili flet për profesionin e tij dhe kërkesën e madhe për shërbimet që ofron.
Sipas tij, ka një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët për mjekësinë popullore. Dreshaj shpjegon se për të, është e zakonshme të marrë ankesa nga njerëz që vijnë me probleme të ndryshme fizike, si dhimbje në duar, këmbë, krahë dhe shqetësime të tjera muskulore. Ai thekson se shumë prej këtyre individëve kërkojnë trajtime natyrale për të rikthyer funksionin dhe normalitetin e trupit të tyre.
‘’Ka ankesa të shumta të njerëzve që vijnë, ka problem me duar, këmbë, krahë e gjëra të tilla. Ka interesim shumë të madh në mjekësinë popullore vijnë shumë njerëz të cilat kanë probleme të ndryshme ke këmbë, gishta duar e ne përdorim metoda totalisht natyrale për t’u kthyer këmbën apo diçka tjetër në normalitet ‘’, tha Dreshaj për FrontOnline.
Në këtë profesion, Dreshaj është i katërti në familje që e ka trashëguar këtë art, i cili ka mbi 100 vjet histori. Ai shpjegon se shumë pacientë vijnë nga e gjithë Kosova dhe madje edhe nga shtetet e tjera, si Gjermania dhe vendet e tjera evropiane, për të kërkuar ndihmën e tij.
‘’Ne në këtë biznes jemi mbi 100 vite, përdorim totalisht metoda natyrale mirëpo normalisht edhe rripa ortopedikë e gjëra të tilla për lidhjen e këmbëve apo duarve.
Unë e kam trashëguar këtë biznes jam I 4-ti me radhë nga brezat që punoj në këtë biznes, ka interesim shumë njerëz vijnë dhe shumë kanë sukses vijnë edhe nga shtetet e jashtme Gjermania e vendet e tjera’’,përfundoi Dreshaj.
Mjekët apo “mjekët popullor”/ Kujt u besojnë më shumë kosovarët?