×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku kosovar në Gjermani: Recetat e mjekëve në Kosovë për trajtimin e personave me Covid-19 absurde

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Mjeku kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Fahri Beqa, ka deklaruar se mjekimi i virusit Covid-19  në Kosovë po mbetet histori në vete.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Beqa ka shkruar se qytetarët janë lënë vetëm pa ndihmën e institucioneve, e mjekimi mbetet histori në vete, përcjell FrontOnline.

    Sipas tij, pandemia COVID-19 tani si duket ka arritur në atë pikë që vështirë është të kontrollohet.

    Ai tha se absurdi numër një është se i preferohet secilit që është pozitiv me COVID-19, një trajtim me Remdesivir 10-ditor, kostoja deri në 1 mijë e 800 euro.

    Postimi i plotë:

    Të sillemi ashtu sikur të ishim të gjithë të infektuar, të ruhemi secili nga secili. Vetëm kjo e vendos prapë kontrollin mbi pandeminë. Pra kufizimi strikt i kontakteve.

    Pandemia COVID-19 tani si duket ka arritur në atë pikë që vështirë është të kontrollohet. Arsyeja kryesore është qartë gabimi në menaxhim të saj, mungesa e qasjes së përgjithshme ndaj saj, si në aspektin preventiv e medicinal por edhe në atë ekonomiko-financiar. Qytetarët janë lënë vetëm pa ndihmën e institucioneve. Institucione që udhëheqen definitivisht nga njerëz të papërgjegjshëm. Parandalimi pra ka dështuar, e këtu përgjegjësi kanë edhe vetë grupe të caktuara të qytetarëve që merren me konspiracione dhe e mohojnë edhe më tutje pandeminë.

    Ndërsa mjekimi i COVID-19 në Kosovë mbetet histori në vete. Institucione publike të dobësuara, mjek e personel të stërlodhur e të frustruar nga kjo situatë. E në anën tjetër sektor privat shëndetësor tërësisht të pakontrolluar që shëndetin dhe jetën e pacientit e shohin vetëm si biznes.

    Absurdi numër 1: i preferohet secilit që është pozitiv me Sars-Cov2 një trajtim me Remdesivir 10-ditor – kostoja 1800 Euro??!!!

    Absurdi numër 2: Pacientëve pa asnjë shenjë sëmundjeje ju përshkruhen barna antikoagulante si Xarelto, ASS bile edhe në kombinim. Këto barna e rrisin rrezikun e gjakderdhjes në secilin organ, përfshirë gjakderdhjet fatale në tru.

    Pastaj në shumë raste përshkruhet medikamenti Prednisolon i cili është treguar efektiv vetëm në pacientët që janë në mjekim intensiv dhe të intubuar.

    Më tutje gati secilit pacient pa asnje shenje infeksioni të bronkeve e të mushkërive i është përshkruar antibiotiku Azithromycin, pra pa kritere të qarta.

    Befasohem për të keq me recetat e alamet mjekëve që m’i dërgojnë pacientët nga Kosova. Nga disa receta më rrënqethet trupi…

    Pastaj absurd në vete mbetet biznesi me teste serologjike (pa kurrfarë vlere diagnostike) e me çmime të testeve me antigjen…

    Për gjithë këtë kaos dikush duhet t’a ndjejë veten përgjegjës. Dhe askush nuk duhet të hesht, sikur nuk po ndodh asgjë.

    Tani është koha që të shpëtohet jeta e njerëzve, jo të planifikohen e të ndërtohen autostrada e asfalt. Interesat individuale, klanore e partiake duhet të lihen anash.

    Ndërsa qytetarët tani duhet të sillen ashtu sikur të ishim të gjithë të infektuar. Secili prej nesh. Dhe të ruhemi secili prej secilit.

    Fundi i pandemisë nuk do të vjen para verës 2021, e ndoshta edhe fundi i vitit 2021. Vaksinimi në masë nuk pritet të fillojë para tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm.

    Prandaj duhet të përgatitemi për një dimër dhe pranverë të vështirë për të mos thënë të tmerrshme. Përndryshe secila familje do të përjetojë momente të rënda, pa përjashtim./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.