Situata me virusin Covid-19 në shtetin e Gjermanisë është alarmante.
Të paktën kështu ka pohuar për Front Online, mjeku kosovar që jeton dhe vepron atje, Halil Krasniqi.
“Edhe pse janë bërë kufizime shumë agresive në të gjitha institucionet gjermane në spitale, në shkolla, në çerdhe të fëmijëve por edhe në universitete, situata tani është fatkeqësisht e keqësuar, por megjithatë po përpiqemi që popullata të jetë e qetë , të mos shkaktojë një stres dhe të mos ketë panik”, ka thënë ai në një intervistë për Front Online.
Mjeku kosovar në Gjermani: Imuniteti ndaj Coronavirusit nuk mund të jetë i plotë
Edhe pse është pretenduar që një person i cili e kalon një herë virusin, ka pak gjasa që të njëjtin ta kalojë edhe për një herë të dytë.
Mjeku kosovar në Gjermani Halil Krasniqi, ka thënë për Front Online, që asnjë person nuk krijon imunitet të plotë ndaj tij.
“Virusi Covid-19 që nga shfaqja e tij shkakton mutacione. Për shkak të mutacioneve personi i cili ka qenë njëherë i infektuar me Covid-19, nuk përfiton imunitet dhe që është e mundur që të infektohet prapë nga mutacioni tjetër. Do të thotë ka një imunitet të pjesshëm, por jo të plotë”, ka thënë tutje ai.
Krasniqi ka folur edhe për simptomat kryesore të Coronavirusit, që e bëjnë atë të dallojë nga gripi sezonal, shkruan Front Online.
“Simptomat janë tanimë ngase edhe gripi sezonal dhe viruset e tjera janë në qarkullim, janë pothuajse të ndryshme. Duhet të kemi kujdes tek kollitja e cila është pothuajse e thatë, ethet, dhimbjet e kyçeve, molisje e plotë trupore, diarre por edhe temperaturë të lartë mbi 37”, ka thënë tutje ai.
Këto janë pasojat qëCoronavirusi i lë personave të shëruar
Halil Krasniqi, mjek kosovar në Gjermani, në një intervistë për Front Online, ka thënë seCoronavirusi më së shumti lë pasoja neurologjike, në tru dhe në mëlçi.
“Tani ne kishim kohë të mjaftueshme që t`i analizojmë, t`i diagnostikojmë dhe t`i trajtojmë pacientët të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe e dimë tani që pasojat fillojnë në tru, vjen deri tek dëmtimi i trurit, dëmtimi i qelizave të trurit, të shfaqjes së disa sëmundjeve dhe pastaj shkakton dëme edhe në mëlçi e sëmundje neurologjike”, ka thënë ai për Front Online.
Sipas tij tek masat që po ndërmerren për mbrojtje ndaj virusit, është dashur që të moshuarve t`u ndalohet dalja në qytet për shkak se janë më të rrezikuar.
“Ne jemi të pajtimit që personat që janë të rrezikuar janë të moshuar dhe janë personat që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme duhet të testohen më shpesh, duhet të izolohen dhe duhet të qëndrojnë një kohë të gjatë edhe nëse nuk kanë virusin të izolohen në shtëpi, dhe popullata e re që janë ën gjendje të mirë shëndetësore të lëviz dhe të funksionojë ekonomia me masa të caktuara”,ka thënë ai për Front Online.
Mjeku kosovar në Gjermani: Kosova është duke marrë masa të mira anti-Covid
Mjeku kardio-vaksular, Halil Krasniqi, ka thënë për Front Online, që Kosova është duke marrë masa adekuate për luftimin e pandemisë Covid-19.
“Në Kosovë janë duke u marr masa adekuate, masa që janë të duhura me kufizimin e qarkullimit, me kufizimin e qëndrimit në lokale, në qytet, në mbajtjen e distancave të higjienës të përgjithshme por edhe të mbajtjes së maskës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka folur edhe për mospranimin e testeve të Kosovës nga ana e Gjermanisë.
“Në fillimin e vitit, Gjermania nuk pranoi teste nga asnjë shtet tjetër, e as nga Kosova. Ne në fillim kishim disa aparatura, ku janë bërë testet pothuajse në një vend të caktuar por duke i`u falënderuar edhe kompetencës së ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës e cila arriti që të përvetësojë dhe t`i ofrojë Kosovës edhe aparatura moderne dhe teste të mjaftueshme duke i njohur edhe Gjermania testet e Kosovës në përgjithësi”, ka thënë ai.
Mjeku kosovar jep alarmin: Në dhjetor e janar nuk do të ketë vende të lira në reanimacion
Dhjetori dhe janari pritet të jenë muajt kur pritet që të shënohen raste rekorde të të infektuarve me Coronavirus. Të paktën kështu ka deklaruar për Front Online, Halil Krasniqi, mjek kosovar në Gjermani.
” Tani pothuajse 30% të shtretërve në repartet intensive janë të mbushura. Ne kemi 40 mijë vende për trajtim në reanimacion kurse në Kosovë fatkeqësisht kemi një numër shumë të vogël. Ne presim që në dhjetor, në janar të rritet numri i infeksioneve kështu që nuk do të kemi vend të mjaftueshme për trajtim adekuat në reanimacion”, ka thënë ai.
Kur pritet të dal në treg vaksina gjermane Anti-Covid? Flet mjeku kosovar në Gjermani
Së fundmi vaksina gjermane e firmës BionTech është treguar 90% efektive. Mjeku Halil Krasniqi për Front Online ka dhënë më shumë detaje për sa i përket suksesit që mund ta ketë kjo vaksinë për shërimin e Coronavirusit.
“Jemi optimist që vaksina e firmës Pfizer&BionTech do të ketë sukses , por që të ketë një sukses adekuat në aspektet shkencore dhe teorike duhet kohë e mjaftueshme deri në 4 vite. Vaksina tani është në fazat intensive duke shikuar që të marr lejen e aprovimit të licencohet. 90% mendojmë ne që do të ketë sukses por nuk i dimë tani reaksionet, efektet negative”, ka thënë ai.
Mjeku kardio-vaskular ka paralajmëruar se me pandeminë Covid-19 do të jetojmë edhe për shumë vite të tjera.
“Ne mendojmë që kjo vaksinë do të vihet në përdorim në vitin e ardhshëm, diku rreth prillit dhe majit. Pandemia do të na përcjell neve edhe disa vite, kështu që popullata duhet të jetë e përgatitur dhe tani duhe5tr të mësohet të jetojë me pandeminë, me këtë situatë dhe ta njeh si normale për disa vite”, ka thënë ai.