Mjeku kardio-vaksular, Halil Krasniqi, ka thënë për Front Online, që Kosova është duke marrë masa adekuate për luftimin e pandemisë Covid-19.
“Në Kosovë janë duke u marr masa adekuate, masa që janë të duhura me kufizimin e qarkullimit, me kufizimin e qëndrimit në lokale, në qytet, në mbajtjen e distancave të higjienës të përgjithshme por edhe të mbajtjes së maskës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka folur edhe për mospranimin e testeve të Kosovës nga ana e Gjermanisë.
“Në fillimin e vitit, Gjermania nuk pranoi teste nga asnjë shtet tjetër, e as nga Kosova. Ne në fillim kishim disa aparatura, ku janë bërë testet pothuajse në një vend të caktuar por duke i`u falënderuar edhe kompetencës së ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës e cila arriti që të përvetësojë dhe t`i ofrojë Kosovës edhe aparatura moderne dhe teste të mjaftueshme duke i njohur edhe Gjermania testet e Kosovës në përgjithësi”, ka thënë ai.