Mjeku i ekipit kombëtar danez, Morten Busen ka përshkruar se si dukej shpëtimi dramatik i jetës së Christian Eriksen.
Futbollisti danez humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë për disa momente gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, e cila u zhvillua dje në Kopenhagë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan FrontOnline.
“Unë nuk e pashë kur ai u rrëzua. Ata thanë thjesht se diçka po ndodhte. Kur u afrova, pashë Eriksenin të shtrirë në fushë, pa ndjenja. Ai mezi merrte frymë”, ka deklaruar Busen.
“Nuk e pashë momentin e rënies, dhe kjo ishte arsyeja pse nuk kishte ide se çfarë po ndodhte. Ai kishte puls në fillim, dhe pastaj gjendja ndryshoi për keq. Ne filluam reanimimin. Ne kemi punuar së bashku si ekip dhe e rikthyem Eriksenin në jetë”, theksoi ai.
Busen arriti të kontakte me Eriksenin, pasi ai filloi të vinte në vete.
“Ne biseduam shkurtimisht, pashë që ai ishte më mirë. Më pas, e çuam në spital, ku ai u shërua plotësisht”, përfundoi Busen./FrontOnline/