Infektimi me koronavirus për jo pak pacientë, sidomos për ata që kanë edhe ndonjë sëmundje tjetër, shpesh është luftë për jetë.
Por, telashet shëndetësore nuk janë e vetmja kokëçarje. Edhe mjekimi i të infektuarve është barrë e rëndë financiare.
Madje për një numër të tyre janë shpenzime të papërballueshme. Herë-herë kushton edhe mijëra euro!
Ndaj, kohët e fundit po dëgjohen kërkesa për ndihmë institucionale.