×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mjekët specialistë të papunë, paralajmërojnë protesta para Ministrisë

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Rreth 20 specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të premten, pa paralajmërim, ia zunë derën Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ata po kërkojnë që ky instituciont`ua zgjidh hallin e tyre për një vend pune.

    Kërkesën ua dëgjoi sekretari i Ministrisë, Naim Bardiqi, por përgjigjia që morën nga ai nuk është se ua zgjodhi problemin.

    “E shprehem kërkesën tonë qëështë për punësim, arsyeja është se ne jemi mjekë specialistë dhe nuk e kemi gjet vetën askund, nuk ka konkurse të reja për punësim. Ata na u kundërpërgjigjen që në buxhetin e 2020-s nuk është paraparë rekrutim për punësime të reja,çka i bien që në 2020 nuk do të kemi vende të reja të punës ose mbetet mundësia të rishikohet edhe një herë buxheti për të hapur vende pune”, u shpreh për Front Online, Jehona Ukshini, specialiste në Kirurgjinë Plastike.

    Të njëjtin version, për portalin Front Online, e dhanë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Veçse këtu thanë se pos rishikimit të buxheti, ekziston edhe një mundësi tjetër e punësimit të tyre, e cila ka të bëjë me kërkesat e institucioneve shëndetësore për mjekë.

    “Ministria ju ka shpjeguar që krijimi i mundësive të reja të punësimit varet nga kërkesat që do të vijnë nga institucionet shëndetësore (për të zëvendësuar kuadrot që pensionohen apo nga ri-organizimi i shërbimeve) dhe numrat (e vendeve që do të lejohen) për punësime të reja në rishikimin e domosdoshëm të buxhetit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Front Online.

    Si rezultati përgjigjes jo fortë të kënaqshme, Jehona Ukshini, që foli në emër të grupit të specialistëve, paralajmëroi edhe mbajtje të protestave.

    “Sot kemi ardhë me një takim paqësor, por nuk do të thotë që do të ndalemi. E kemi plan tëprotestojmë edhe me tutje, me u grumbulluar diku afër 100 që jemi specialistë të papunë. Po shpresoj që do të jemi prezent të gjithë, me protestu çdo ditë para Ministrisë dheQKUK-së për punësimin tonë”, tregoi ajo për Front Online.

    Edhe më herët dhjetëra specialistë të Mjekësisë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për të njëjtën arsye.

    Në sektorin publik shëndetësor janë më shumë se 13.500 të punësuar, prej tyre 5.561 janë mjekë dhe 7.392 infermierë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.