×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mjekët kanë zbuluar kohën e mëngjesit që do t’ju zgjasë jetën

    FrontOnline
    27 Nëntor 2021

    Tashmë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por lajmi është se ekspertët besojnë se ai duhet të hahet në të gdhirë.

    Gjegjësisht, sipas hulumtimeve të reja, ngrënia e mëngjesit deri në orën 7 mund të zgjasë jetën.

    Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia vonë natën prish orën e brendshme të trupit dhe rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Por vetëm disa studime kanë trajtuar pyetjen nëse koha e mëngjesit ka një ndikim të ngjashëm. Prandaj, shkencëtarët nga Universiteti i Nju Jorkut donin të zbulonin nëse koha e vaktit të parë të ditës lidhet me jetëgjatësinë.

    Për këtë qëllim, ata ndoqën më shumë se 34,000 amerikanë mbi moshën 40 vjeç për disa dekada. Vullnetarët regjistruan kohët e ngrënies dhe shkencëtarët i krahasuan ato me shkallën e vdekshmërisë gjatë studimit.

    Rezultatet, të publikuara në Journal of Nutrition, treguan se ata që hanin mëngjes ndërmjet orës 6 dhe 7 të mëngjesit kishin gjashtë për qind më pak gjasa të vdisnin para kohe nga sëmundje të rënda si sëmundjet e zemrës ose kanceri sesa ata që hanin mëngjes rregullisht në orën 8 të mëngjesit. si 12 për qind më pak rrezik për vdekje të hershme sesa ata që konsumuan vaktin e parë në orën 10:00.

    Të anashkaluarit e mëngjesit ose të ngrënit vonë mendohet se çrregullon “orën e dietës” të trupit – programimin e brendshëm që kontrollon çlirimin e hormoneve të lidhura me dietën, si insulina.

    Ky hormon ndihmon në djegien e glukozës nga qarkullimi i gjakut dhe niveli i saj arrin kulmin në orët e hershme të mëngjesit. Të hash më vonë mund të nënkuptojë që trupi gradualisht prodhon më pak insulinë dhe rrit nivelin e glukozës në gjak, gjë që çon në diabet dhe sëmundje të zemrës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Një shtëpi ka marrë flakë sot në Tiranës, ku mësohet se si pasojë janë lënduar dy fëmijë. Bëhet e ditur se fëmijët...
    Vip28 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka uruar festën e 28 Nëntorit. Ajo këtë e bëri duke bashkëngjitur edhe disa fotografi në Instagramin...
    Vip28 Nëntor 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj gjithmonë është aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112-vjetorin e Pavarësisë, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, nesër nga ora 14:00 do të mbajë konferencë për media në selinë e partisë. Në...
    Sport28 Nëntor 2024
    Barcelona është gati të mirëpres në skuadër dy yje të ekipit, pasi tashmë janë rikthyer në stërvitje të plota me grupin pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.