×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët, infermierët e studentët e mjekësisë rrezikojnë ta lëshojnë Kosovën

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Kushtet në të cilat kryejnë punën e tyre, nuk janë të përshtatshme.

    Pavarësisht premtimeve që iu dhanë punonjësve shëndetësor, pak investime janë bërë në ambientin ku ata punojnë.

    Këto premtime që u dhanë nder vite, duket se janë parë me skepticizëm nga përfaqësuesit e punonjësve shëndetësor, të cilët kanë humbur besimin se kushtet e tyre mund të përmirësohen.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla theksoi që për ti arritur këto premtime, Kosovës do t’i duhen edhe 5 mijë mjekë e infermierë.

    “Për me i dhënë një shërbim çfarë po thonë  politikanët tonë popullit na duhen edhe 5 mijë punëtorë, që ëndërr ka me qenë, sepse ju po e shihni që as nuk po duan me punësuar. Nevojat e Gjermanisë  e shteteve të Evropës janë në rritje  e sipër sepse atje kemi trend të plakjes dhe nuk kemi profesionistë shëndetësorë të mirëfilltë dhe këtu nuk kemi çfarë të fshehim. Nëse Gjermania brenda vitit kërkon afër 120 mijë punëtorë shëndetësorë duke përfshirë mjekë, infermierë sidomos për përkujdesje për pleq, ata kanë gjetur një teren shumë të përshtatshëm që quhet Kosovë dhe Shqipëri.”

    Por, mjekët e infermierët duken se nuk janë të vetmit që planifikojnë të largohen nga Kosova.

    Në bazë të një studimi që është bërë vitin e kaluar, është parë se nga Kosova kanë plan të largohen edhe 75 për qind të studentëve të mjekësisë.

    E krejt kjo pasi që për ta nuk po krijohen kushte të përshtatshme për punësim

    “Vitin e kaluar e kemi bërë një studim dhe i kemi pyetur edhe studentët 75 % e studentëve kanë thënë ‘PO’, ne po e kryejmë fakultetin  e mjekësisë që të dalim jashtë, asnjëri edhe pse ne i shkollojmë këtu nuk mendon të qëndrojë, dhe këto janë për shkak të politikave të gabuara e që edhe një deklaratë e tillë ka me i nxit tash jo vetëm mjekët e rinj sepse nuk e shohin perspektivën. Duhet të mendohet mirë kur flitet për shëndetësi si do ta ndalim këtë rrugë, sepse normalisht që Evropa i pret me krah hapur, nëse i ke shkollua ke shpenzua si shtet si familje.  Po rrezikojmë shumë si Bullgaria, si Rumania si Serbia tash, si Shqipëria. Mirëpo këtu ende është duke shkuar në heshtje sepse nuk kemi marrëdhënie të mirëfillta  ndërshtetërore dhe kompanitë kanë filluar me ardhur duke i rekrutuar infermierët”

    E kreu i  FSShK-së, pati edhe  disa kërkesa për Qeverinë e ardhshme.

    Ai kërkojë nga partitë politike, që të paktën të realizojnë ato premtime të cilat ata i kanë dhënë gjatë fushatave të tyre.

    “Kërkesat janë të qarta duhet të mbahen premtimet të cilat janë dhënë para elektoratit. Kjo do të thotë rritja e buxhetit, federata insiston dhe kërkon që  buxheti të rrihet, LDK ka kërkuar 200 milionë, mirëpo le të i ikin asfaltit dhe të investojnë në shëndetësi. E dyta të rritet mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, këtu nuk kemi as siguri as shëndet në atë vend të punës. E treta sistematizimi i vendeve të punës dhe depolitizomi, kemi vende ku nuk kemi mjek ne duhet të i sistemojmë ata mjek, sa ma shpejt të rregullohet furnizimi dhe të ndryshohet sistemi i prokurimit në shëndetësi, kemi një udhëzim administrativ për nivelizim dhe atë duhet me shfrytëzua”

    Ani pse qeveritë e mëparshme premtuan sigurime shëndetësore, Syla  tha se kjo gjë  i mbetet kësaj qeverie që të finalizojë këtë proces të nisur vite më parë./Express/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Afati prej 30 ditësh që Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit të Kosovës për t’u konstituuar po shkon drejt fundit. Me 22 korrik...
    Lajme22 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumrishi, ka njoftuar se prej nesër, më 23 korrik, hyn në fuqi një ndalesë e përkohshme për qarkullimin...
    Lajme22 Korrik 2025
    Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhim të Emergjencave, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbajtën një konferencë për media...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Njerëz nga më shumë se 60 vende të ndryshme të botës tashmë i kanë blerë biletat dhe kanë rezervuar hotelet e bujtinat,...
    Lajme22 Korrik 2025
    Juristja e Mediave, Flutura Kusari, ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën financiare në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke paralajmëruar rrezik që...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetarja e partisë Alternativa, pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se diskutimet me Nismën Socialdemokrate janë në proces e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se RTK nuk duhet të mbesë pa buxhet pavarësisht që nuk ka kuvend funksional. Ai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.