Uji i ngrohtë dhe mjalti mund të zvogëlojnë lodhjen dhe të rrisin vitalitetin e trupit. Ky kombinim është ideal për këdo që dëshiron të rrisë qëndresën e tij fizike dhe nivelin e energjisë. Ne nuk duhet të flasim shumë për ujin dhe sa e rëndësishme është të pini lëngje të mjaftueshme. Nga ana tjetër, mjalti është plot me lëndë ushqyese, antioksidues dhe veti të tjera shëruese dhe sjell përfitime të shumta shëndetësore për të cilat shumë nuk kanë dijeni. Dhe kur bashkojmë këto dy substanca të fuqishme, ne mund të përmirësojmë shëndetin tonë, por gjithashtu të parandalojmë shfaqjen e sëmundjeve. Rekomandohet mjalti i vërtetë, i papërpunuar, sepse përmban më shumë fitonutrientë, antioksidues dhe enzima, kështu që efektet e tij pozitive do të jenë shumë më të mëdha. Nëse keni probleme me fryrje dhe gazra, një filxhan me këtë pije do të neutralizojë gazrat në zorrët tuaja. Do të ndjeni lehtësim sa hap e mbyll sytë.
Sistemi imunitar do të bëhet më i fortë
Mjalti është i pasur me antioksidues dhe përmban veti antibakteriale që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Ju do të jeni më rezistent ndaj infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat si bakteret, kërpudhat dhe viruset e shumta.
Toksinat do të zhduken nga trupi
Mjalti dhe uji janë një kombinim fitues për të hequr qafe të gjitha gjërat e dëmshme të akumuluara nga trupi. Thuaj lamtumirë helmeve, dhe përjetoni një detoksim. Për rezultate më të mira, shtoni disa pika limon.
Lëkura do të bëhet më e bukur
Mjalti është një antioksidues natyral që rigjeneron dhe ushqen lëkurën. Kështu bëhet më e pastër, e butë dhe më e bukur. Falë veprimit të vitaminës E që përmban, mjalti parandalon efektet e dëmshme të radikalëve të lirë dhe ka një rol mbrojtës antioksidues. Përveç kësaj, mjalti i jep lëkurës shkëlqim, elasticitet dhe kompaktësi më të madhe
Kilogramët do të shkrihen më shpejt
Ne e dimë, së pari keni menduar për sheqerin. Po, sheqeri është i pranishëm në mjaltë, por është krejtësisht ndryshe nga sheqeri i bardhë. Ky sheqer natyral do t’ju ndihmojë të shuani dëshirën për ëmbëlsira. Mjalti gjithashtu, duke krijuar një efekt termogjenik – përshpejton metabolizmin. Kjo do të thotë se përmirëson qarkullimin, gjë që rrit lehtë temperaturën e trupit tuaj, duke ju ndihmuar të digjni dhjamin pa shumë përpjekje.
Ju do të parandaloni rrezikun e sëmundjes së zemrës
Flavonoidët dhe antioksiduesit në mjaltë janë gjithashtu mjaft të dobishëm në parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Hulumtimet kanë treguar se mjalti ngadalëson procesin e oksidimit të kolesterolit të keq në gjak – i cili mund të ketë një efekt të dëmshëm në zemrën tonë./FrontOnline/