Ka përfunduar ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të “Euro 2020”.
Në kuadër të grupit D, Anglia ka qenë nikoqire e Kroacisë në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” i takoi “Tre Luanëve” me rezultat minimal, 1:0.
Kjo ndeshje solli një rekord shumë interesant që u shënuar nga një lojtar i Anglisë.
Jude Bellingham ka vendosur një rekord të ri. 17-vjeçari është bërë lojtari më i ri që merr pjesë në një Kampionat Evropian për Anglinë.
Besimin nga selektori i anglezëve e ka fituar pasiqë në sezonin 2020-21 ka shkëlqyer tek klubi i Borussia Dortmundit.
Bellhinham u inkuadrua në minutën e 80-të të ndeshjes kundër Kroacisë./FrontOnline/