Duke e pabesueshme por një mi është bërë shkak që një avion i “Scandinavian Airlines” që fluturonte nga kryeqyteti norvegjez Oslo drejt Malagës në Spanjë, të bënte ulje emergjente në Danimarkë.
Njëri prej pasagjerëve në bord gjeti një mi të gjallë brenda vaktit të ushqimit që do konsumonte dhe avioni u detyruar të ulet në aeroportin e Kopenhagen.
“Fluturimi në fjalë u devijua në përputhje me procedurat e kompanisë, pasi miu në bord përbënte një rrezik sigurie”, tha zëdhënësi i SAS, Austin Schmidt për agjencinë franceze të lajmeve AFP.
Pasagjerët u dërguan më vonë në Malaga me një avion tjetër, ndërsa një prej tyre që e përjetoi incidentin tha për medias se miu doli nga kutia e ushqimit që po hapej nga gruaja e ulur pranë tij në fluturim, shkruan A2.
Borestad tha se situata ishte shumë e qetë dhe se pasagjerët e tjerë “nuk ishin aspak të stresuar”.
Por, linjat ajrore zakonisht kanë kufizime të rrepta për brejtësit në avionë, pasi duan që t’i parandalojnë ata të depërtojnë në kabllot elektrike.
“Kjo është diçka që ndodh jashtëzakonisht rrallë. Ne kemi vendosur procedura për situata të tilla, të cilat përfshijnë gjithashtu një rishikim me furnitorët tanë për të siguruar që kjo të mos ndodhë më”, shtoi më tej Schmidt.