Një rrahje ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në qendër të Mitrovicës.
Si pasojë e përleshjes një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. lidhur me rastin është arrestuae një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policor”, ka deklaruar Zahiti për GazetaBlic. Mediet lokale po raportojnë se personi është azilant me prejardhje nga Siria.