Një burrë në Suhudoll i poshtëm të Mitrovicës së Jugut, ka kanosur bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci.
I njëjti më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, njofton policia.
“Suhodoll i poshtëm, Mitrovicë Jugu, 04.02.2023-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, me të cilën është në proces divorci. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.