Një shofer në Mitrovicë është gjobitur nga Policia e Kosovës me 300 euro.
I njëjti ka marrë 3 pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për 3 muaj.
Kjo pasi që në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80km/h ai kishte vozitur 134 km/h .
Njoftimi i plotë:
Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 134 km/h
Mitrovicë 14 prill 2023
Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 134 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muaj./Front Online