Komuna e Mitrovicës ka kaluar nga zona e verdhë në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me Covid-19.
Kjo komunë ka 351 raste pozitive, 14 persona të hospitalizuar derisa 865 të tjerë e kanë mundur virusin.
Ahmet Xhosha, komandant në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka treguar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar respektimin e masave anti-Covid.
“Policia shumë shpejt i ka marrë masat e duhura dhe është organizuar tani në fazë tjetër dhe kemi vendosur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit pika statike. Gjithashtu edhe në brendi të qytetit policia po këshillon qytetarët që nga sonte ka filluar ora policore”, tha ai.
Ai thotë se qytetarët po respektojnë rekomandimet e dhëna.