Në jugun dhe veriun e Mitrovicës si dhe në Skenderaj, të hënën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes nga ora 08:00 deri në 16:00.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje qytetarëve të rezervojnë sasi të mjaftueshme të ujit të pijes për nevojat e tyre.
Ndërprerja e ujit te pijes, sipas njoftimit, do të ndodhë për shkak se kompania Hidroekonomike “Ibër Lepenci” e cila furnizon me ujë te papërpunuar, do të zhvilloj punime në stacionin e pompave në Lushte.