-->
×
Zgjedhjet 2025

Mitrovica çohen në këmbë për Bedri Hamzën: Kur Kosova ka nevojë, Mitrovica përgjigjet

FrontOnline
30 Janar 2025

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim masiv në Mitrovicë, në qytetin e tij.

“Sot nuk jemi këtu thjesht për një tubim. Sot jemi bashkë këtu për një betim. Një betim për familjet tona, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Ju shoh në sy dhe shoh vendosmërinë tuaj. Shoh krenarinë tuaj. Ju njoh të gjithëve. Ju kam si familje të madhe, sepse ishit ju që gjatë gjithë karrierës time, më keni mbështetur dhe më keni besuar me votën tuaj.Prandaj, me dalë para jush sot është një emocion i veçantë, meqë ne shihemi këtu çdo ditë dhe ndajmë të njëjtat preokupime! Bashkë kemi kaluar sfida të mëdha. Bashkë kemi arritur suksese të mëdha. Dhe, bashkë do të fitojmë përsëri, më 9 shkurt, për një Kosovë që mundet më mirë!”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se Mitrovica ka qenë gjithmonë zemra e zhvillimit, e përparimit dhe e krenarisë kombëtare.

“Kur Kosova ka nevojë, Mitrovica përgjigjet! Kur Mitrovica lëviz, krejt vendi shkon përpara! Dhe sot, nga qyteti i Isa Boletinit, Mehë Ukës e Artim Jasharit, le ta dëgjojë krejt Kosova se një erë e re po fryn. Dhe, më 9 shkurt, kjo frymë, kjo energji e juaja, do të shpërthejë në një fitore të madhe!”, ka thënë ai.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Vip21 Shkurt 2025
Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
Lajme21 Shkurt 2025
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Administratës Publike nga partia ZNAM, Goran...
Lajme21 Shkurt 2025
Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së. Matoshi tha për “Front...
Lajme21 Shkurt 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesimin e të dhënave nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet. Në përditësimin e...
Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...
Vip21 Shkurt 2025
Pas një ndërprerjeje të shkurtë për shkak të problemeve shëndetësore, Shakira është rikthyer me energji në skenë, duke dhuruar një performancë spektakolare...
-->

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.