Të enjten (nesër) do të zhvillohet ndeshja e dytë e Play-out ndërmjet Trepçës dhe Istogut, shkruan FrontOnline.
Në Play-out zhvillohen dy takime, ku kush është më e mirë në këto dy përballje do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm.
Takimi i parë përfundoi 70:99 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hynë në elitën e basketbollit, që do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën nga Istogu, që në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘Xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në Superligë.
Ndeshja Trepça-Istogu do të zhvillohet nga ora 17:00./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/811794629451516?__cft__[0]=AZX-RfEBnCBH1MXx5rI5T8qEW-7ikhDPIc6eLj02_iTHxO0k2F0HmN5tJHVijf6hf4hrvsR7dyLrvuv0Qn75r9vq5XIu_4aDBxQbYxq_oavQXNGA74uyuI_F15ti9vRjWhaQQMLuDchhnIYPboEhQJbx&__tn__=%2CO%2CP-R