Misioni i SHBA-së në Turqi lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë të premten, për një kërcënim të mundshëm të një sulmi terrorist në Stamboll ose diku tjetër në vend.
“Misioni i SHBA-së mori raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përfshirë sulm kundër Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së si dhe vendeve të tjera në Turqi”, sipas një alarmi të sigurisë të lëshuar të premten.
Alarmi iu bëri thirrje qytetarëve të SHBA-së të bëjnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të mblidhen shtetasit amerikanë ose edhe të huajt, përfshirë ndërtesa të mëdha zyrash ose qendra tregtare, shkruan CNN.
Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme dhe informacione mbi kërcënimin.