×
  • Lajme
  • Lajme

    Misioni i Institutit Robert Koch arrin në Kosovë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    IKSHPK ka njoftuar për vizitën e sotme të Institutit Robert Koch. Nga IKSHPK u tha se me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër COVID-19 në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtarë (ZIG) në Institutin Robert Koch kanë dërguar një delegacion në mision të përbashkët në Kosovë.

    Ky mision dy javor, është iniciuar dhe organizuar nga RKI në bashkëpunim e OBSH dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit, transmeton Indeksonline.

    Përveç ekspertëve të koordinimit nga Ekipi Kombëtar i Pikave Fokale EMT në ZIG, ky mision i përbashkët përbëhet nga specialistët mjekësorë nga Ekipet Gjermane të Mjekësisë Emergjente.

    Njoftimi i plotë:

    Misioni i Institutit Robert Koch (RKI/EMT/GOARN) arrin në Kosovë (21 shtator – 03 tetor 2020)

    Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër COVID-19, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (ZIG) në Institutin Robert Koch (RKI) kanë dërguar një delegacion në një mision të përbashkët të (RKI/EMT/GOARN) në Republikën e Kosovës. Misioni 2-javor (21 shtator – 03 tetor 2020), është inicuar dhe organizuar nga RKI në bashkëpunim të ngushtë me OBSH dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit (GOARN). IKSHPK dhe RKI kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që nga marsi i vitit 2018.

    Ekspertët e RKI duke përfshirë specialistët nga departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, Qendra e Informacionit për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (INIG) e ZIG, Njësia e Shëndetit Publik Mbështetur në Dëshmi e ZIG- e dhe Mbështetja e Laboratorit të Shëndetit Publik e ZIG, përbëjnë pjesën e delegacionit të RKI për të këshilluar në fushat e mbikëqyrjes, epidemiologjisë, komunikimit të rrezikut dhe diagnostikimit laboratorik. Një mision i fushës për vendosjen e mundshme të një laboratori mobil është integruar në mision. Në bashkëpunim me një konsulent të OBSH-së, stafi i RKI do të kryejë vlerësimin, zbatimin dhe monitorimin e platformës së mbledhjes së të dhënave në terren Go.Data, një projekt i WHO GOARN, në vend. Janë planifikuar vlerësime të mëtejshme të Go.Data në fushën e projektit të Mbrojtjes së Shëndetit Global (GHPP) të RKI me Kosovën.

    Sa i përket menaxhimit klinik, qëllimi i misionit është të sigurojë mbështetje dhe këshilla për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe punëtorët lokalë të kujdesit shëndetësor lidhur me menaxhimin klinik të pacientëve me COVID-19, si dhe për të zbatuar masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (IPC). Për të arritur këtë, ekspertët mjekësorë do të ofrojnë mbështetje për personelin klinik dhe trajnim lidhur me COVID-19 në vendin e punës.

    Përveç ekspertëve të koordinimit nga Ekipi Kombëtar i Pikave Fokale EMT në ZIG, ky mision i përbashkët përbëhet nga specialistë mjekësorë nga Ekipet Gjermane të Mjekësisë Emergjente (EMT) Humedica, Johanniter Unfallhilfe dhe I.S.A.R. Gjermani, të shoqëruar nga ekspertë nga Universitätsmedizin der Charité, Qendra Mjekësore Hamburg-Eppendorf dhe Komanda e Shërbimit Mjekësor të Bundeswehr.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.