Prodhuesi britanik ka konfirmuar ardhjen e afërt të Aston Martin V12 Vantage të ri, por me një lajm të trishtuar.
Industria e makinave po përjeton ndryshime tektonike dhe brenda tyre ka pasoja të shumta të padëshiruara. Kur bëhet fjalë për Aston Martin, kjo do të thotë fundi përfundimtar i një epoke në të cilën gurët e çmuar V12 kishin fjalën kryesore.
Megjithatë, ka disa lajme të mira. Aston Martin ka publikuar një video ku njofton modelin e saj të ri. Dhe duke qenë se ky është një model V12 Vantage, askujt nuk do t’i interesojë që asnjë detaj i vetëm i makinës nuk është i dukshëm.
Gjegjësisht, e gjithë video i dedikohet tingullit të motorit V12, ditët e të cilit janë të numëruara dhe që së shpejti do të zhduket nga skena. Deri atëherë, shijoni simfoninë e tij dhe ngrini altoparlantët.
Ky ka shumë të ngjarë të jetë pasardhësi i fundit i linjës fisnike në të cilën kishte ende perla të tilla si V600 V12 Vantage, V12 Zagato dhe V12 Speedster. “Nuk është vetëm modeli i Limited Edition, por është Final Edition”, thanë ata nga Aston Martin.
Lajmi i mirë është se Vantage mbetet si një emër në gamë dhe do të kthehet së shpejti, megjithëse si një model ekskluzivisht elektrik./FrontOnline/