Për më shumë se shtatë vjet, më saktësisht nga dhjetori i vitit 2013, kur ai u dëmtua rëndë gjatë skijimit, shumë pak dihet për gjendjen e kampionit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher.
“Mirror” tani raporton për historinë e vizitave të fshehta, situatën aktuale dhe luftën e gjatë që Schumacher po e bën me ndihmën e familjes së tij dhe stafit mjekësor, shkruan Front Online.
Edhe pse nuk ka deklarata, gazeta britanike shkruan se sipas gruas së Schumacherit, Korinës, azhurnimet për gjendjen e legjendës së F1 ishin të pakta.
Raportohet se Schumacher mund të komunikojë me vetëdije me njerëzit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më tej me gjendjen e ish-pilotit gjerman./FrontOnline/