Sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku e ka thyer rekordin si golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, i cili është mbajtur nga Otto John dhe Ahmed Januzi deri më tani.
Në kryendeshjen e sotme në stadiumin e qytetit në Gjilan, Ballkani është mysafir i Dritës, shkruan FrontOnline.
Pas pjesës së parë, rezultati është baras 1:1, derisa golin për suharekasit e shënoi Mirlind Daku në minutën e 45-të.
Ky ishte goli i 28-të për Dakun këtë edicion në elitën e futbollit të Kosovës.
Ndryshe, Daku pritet të transferohet jashtë vendit pas përfundimit të këtij edicioni./FrontOnline/