Sulmuesi Mirlind Daku ditë më parë u rikthye te Osijeku në Kroaci pas huazimit te Ballkani ku në edicionin e fundit shkëlqeu duke i shënuar 31 gola në fanellën e skuadrës suharekase.
Daku i cili ishte i ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet miqësore të muajit qershor, është përfshirë në skuadrën e Osijekut për sezonin e ardhshme.
Futbollisti nga Gjilani është përfshirë në listë së bashku me futbollistin tjetër nga Kosova, Eros Grezda.
Osijek do të bëj gara edhe në garat ndërkombëtare derisa do të marrë pjesë në Coference League.