Mirlind Daku tashmë është rikthyer në Kroaci te skuadra e Osijekut.
Sulmuesi i Kosovës i ka nisur stërvitjet me klubin kroat pas një edicioni fantastik me Ballkanin, shkruan FrontOnline.
Daku realizoi 31 gola në 34 ndeshje në Kosovë, derisa tashmë është rikthyer tek Osijeku.
“Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku – nis përgatitjet për sezonin e ri” – shkruan faqja zyrtare e NK Osijek.
Kujtojmë që Daku më parë ishte pjesë edhe e Llapit, Kukësit dhe Hajvalisë./FrontOnline/