Analisti dhe gazetari Ilir Mirena, në një postim në Facebook, ka folur rreth kandidaturave të Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt për President. Ai ka thënë se në mes të këtyre dy opsioneve, do ta zgjidhte Haradinajn, duke rreshtuar disa arsye.
“Në mes një kandidati për president si Vjosa Osmani, e cila e pranoi edhe vet se me pak përpjekje manipulohet lehtë, dhe një kandidati si Ramush Haradinaj, pa hezitimin më të vogël do ta zgjedhja Haradinajn. Cili është kontributi i vetëm i Osmanit qe e ka bërë për Kosovën (se kam fjalën për kontributin e saj personal në lëvizjen paqësore dhe luftën çlirimtare sepse nuk e kishte moshën, por s’do të thotë që familja e saj ka pasur të ndaluar të kontribuonte sadopak), cili është efekti i saj real në politiken kosovare, diplomacinë kosovare, cili grup politik qëndron pas saj, cila reformë, cili projekt, cili ligj, cili efekt ekonomik, cili akt vetëmohimi, etj., etj., e mban emrin e saj? Asnjë. Bash asnjë”, ka shkruar Mirena.
“Emrin e Vjosa Osmanit e mban vetëm projekti i përçarjes dhe urrejtjes brenda skenes politike, vajtimit e viktimizimit politik… Por, kur dekadat kalojnë e gjakrat qetësohen, për çfarë mund të mbahet mend Vjosa Osmani, nëse ndodh që dikush do ta ketë atë ende në kujtesë?”, ka pyetur ai në Facebook.
“Emri i saj ka zero gjasa qe t’i rezistoje kohës, m’sa bora e parvjeteshit. Kështu qe, na pëlqeu apo jo, Haradinaj dhe familja e tij, është pjese e pashmangshme e historisë së Kosovës. Historia e Kosovës e çerek shekullit të fundit nuk mund te shkruhet pa Haradinajt, ashtu siç nuk mund te shkruhet pa Demaçin, Rugovën, Adem Jasharin, Thaqin, Lladrovcin, Veselin, Aganin e plotë të tjerë që janë në listën e gjatë të emrave të mëdhenj të çështjes kombëtare…
Prandaj, në asnjë dimension, kandidatura për presidente e Vjosa Osmanit s’mund të krahasohet me atë të Ramush Haradinajt…”, ka përfunduar Mirena në shkrimin e tij. https://www.facebook.com/601655325/posts/10158369408255326/?d=n