×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Miratohet vendimi i MSH-së për shtesat mujore për personelin shëndetësorë

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shtesat mujore mbi pagën bazë për personelin e institucioneve shëndetësore të angazhuar në betejën kundër COVID-19, për muajt shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kategorizimi është bërë në bashkërendim dhe me personelin shëndetësorë, përfaqësuesit e tyre, me kryeministrin dhe Ministrinë e Financave.

    “Për shkak të pandemisë, shtesat mujore mbi pagën bazë për personelin e institucioneve shëndetësore publike të mbështetën për mes listës së pagave në të tri nivelet e kujdesit shëndetësorë të angazhuar në betejën kundër COVID-19 të angazhuar për muajt shtator tetor, nëntor dhe dhjetor të këtij viti. Kategorizimi është bërë në bashkërendim dhe me personelin shëndetësorë, përfaqësuesit e tyre dhe me kryeministrin dhe Ministrinë e Financave”, ka thënë Zemaj.

    Ndërsa ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kërkoi që këtij vendimi t’i shtohen dhe disa pika.

    “Vendimi dhe marrëveshja me përfaqësuesit shëndetësor është arritur dje. Propozoj që vendimit t’i shtoj dhe disa pika në mënyrë që të bëhet i ekzekutueshëm. Në vendim tek pika 1 të specifikohet saktë se vlen për personelin aktiv në vend të punës për muajin e plotë për të cilën merret shtesa, pasi disa prej pandemisë nuk kanë qenë. Gjithashtu vendimit duhet t’i shtohet dhe një pikë buxheti. Për tu paguar këto shtesa të merren nga linjat aktuale buxhetore përmes alokimeve të parakohshme dhe harmonizimeve të brendshme ku jepen shtesat. Ndërsa në linjat ku ka mungesë buxheti, ai do të sigurohet me një linjë të veçantë të Qeverisë. Dhe një pike tjetër kërkoj që shtesat të paguhen në mënyrë retroaktive për muajt që personeli kanë qenë të angazhuar. Dhe ekzekutimi të bëhet në muajt nëntor dhe dhjetor”, ka thënë Bajrami.

    Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri potencoi se buxheti i shtesave është duke iu afruar buxhetit të pagave.

    “Buxheti i shtesave është duke iu afruar buxhetit të pagave. Në këtë kuptim duhet t’i shohim edhe kategoritë e tjera që në bazë të kornizave t’i fusim. Ne duhet të bëjmë këtë ushtrim që është shumë i vështirë sepse procesi i shtesave është shumë i vështirë”, ka thënë Tahiri.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. Siç njoftoi Presidenca,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.