Komisioni për Arsim ka miratuar Projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”.
Ky projektligj u miratua në parim , ndërsa do procedohet në seancë për lexim të parë.
Po ashtu u miratua edhe shqyrtimi i Draft Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, edhe kjo procedohet në seancë për miratim.