×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet në komision projektligji mbi ndarjet buxhetore

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025.

    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se në këtë komision nuk do të marrë pjesë në votimin e ligjeve, por theksoi se do të jetë prezent deri në fund të propozimeve.

    “Nuk do të marrë pjesë në votim, por do të jem i pranishëm në debatin për ligje një nga një, vlen për të gjitha ligjet për votë. Nuk krijojë kourum. Ky buxhet nuk i adreson problemet e qytetarëve, me këtë buxhet vazhdojmë të kemi pagat më të ulëta, pa sigurim shëndetësor”, theksoi Dreshaj.

    Po ashtu në këtë komision u miratua shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.

    Enis Kervan nga Partia Demokratike Turke, ka propozuar që për 27 anëtarë të Këshillit Konsultativ të ndahet prej buxhetit 135 mijë euro për paga, raporton EO.

    “Kam dëshirë të jap mendimin tim për dy tre çështje, pasi që po lidhet me kërkesat e jo shumicë. Ka të bëjë me zyrën e presidentit në këshillin konsultativ të komuniteteve. Është i vetmi organ, që është institucion kushtetues dhe që komuniteti serb merr pjesë. Të gjithë janë në këtë Këshill Konsultativ, prej gushtit nuk kanë buxhet për pagat e anëtarëve të këtij këshilli, kam propozim që duhet të përputhet me këtë buxhet në dy pika. Të shtohet shumë në 135 mijë euro në vitin 2025, për të pasur buxhet për pagesën e 27 anëtarëve të këtij këshilli”, ka propozuar Kervan.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.