Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë sot në Kuvend.
Pro votuan 72 deputetë, asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë nuk abstentoi.
I njëjti projektligj, për të hyrë në fuqi duhet së pari shkojë për dekretim te Presidenti e më pas për publikim në Gazetën Zyrtare.
Qëllimi i këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës, pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID -19.
Në këtë Projektligji, thuhet se “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) autorizohet të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm, që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Gjithashtu, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Vlera totale e këtij projektligji është 365 milionë euro.