×
  • Lajme
  • Lajme

    MINT merr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masa mbrojtëse për produktet e naftës

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.

    Në njoftim thuhet se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi të produkteve të naftës.

    “Sipas këtij vendimi, përcaktohet: – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe  – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim thuhet edhe se vendimi i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masat mbrojtëse, të përcaktuara.

    “Poashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës. Ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barbarta në tregun e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka intensifikuar masat për identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në trafik, duke përdorur sistemet e kamerave dhe radarëve të...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajramit, i ka reaguar Liburn Aliut, pasi që ky i fundit në një postim të bërë në...
    Lajme24 Prill 2025
    Pesë shtëpi, katër banesa, dy vetura porche, rreth 850 mijë euro para në bankë, 1247 metra katror lokale afarist, e shumë para...
    Të tjera
    Sport24 Prill 2025
    Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pasi...
    Vip24 Prill 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe komentoi pak...
    Lajme24 Prill 2025
    Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se Onart Gjoshi ka shkëlqyer në olimpiadën ndërkombëtare të matematikës TIMO në Turqi. Në një...
    Lajme24 Prill 2025
    Të shtunën e 26 prillit, në Prishtinë do të testohet sistemi i alarmit publik. Siç bëhet e ditur, gjatë këtij testimi, do...
    Lajme24 Prill 2025
    Nënkoloneli Beton Retkoceri është bërë Atashe i Mbrojtjes i Kosovës në Japoni. Ambasada e Kosovës në Japoni ka bërë të ditur se...
    Lajme24 Prill 2025
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u takua sot me kryenegociatorin Besnik Bislimi. Pas deklarimit të Sorenseit për media, i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.