×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu tregon hapat që do të merren për rritjen e sigurisë

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha institucionet e Kosovës për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

    Haxhiu tha se niveli qendror duhet të merr politika e masa, ndërsa të gjitha hallkat institucionale të zbatojnë strikt ligjin, e që sipas saj, këtu përfshihet edhe domosdoshmëria e angazhimit të nivelit komunal.

    “Për të fituar këtë betejë e që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze e vullnet nga të gjitha institucionet. Ne duhet të angazhohemi në parandalim të dhunës por ku ajo të ndodhë, duhet përgjigje e duhur institucionale e jo përgjigje e prirur nga mentaliteti patriarkal. Nëse të gjitha institucionet s’janë të vendosura për t’i luftuar këto fenomene, atëherë përgjigjen e dimë, rrezikojmë të numërojmë viktimat”, tha Haxhiu.

    Tutje, Haxhiu listoi disa hapa për ta rritur sigurinë në shoqëri, ku tha se pikat kanë dalë pas takimit që ka pasur në kuadër të grupit ndërministror dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svela, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe përfaqësues të drejtësisë.

    “Në raport me përgjegjësitë e MD-së do të bëjmë edhe një herë rishikimin e Kodit Penal dhe atë të Procedurës Penale për të gjitha rastet e dhunës në familje dhe me vrasjet ndaj grave”.

    “Po ashtu në bashkëpunim me MPB-në po punojmë në ndryshimin në raport me armëmbajtjet pa leje. Për shkak të politikës së ulët ndëshkimore dhe mosveprimit nga sistemi prokurorial në raport me personat e dyshuar për armëmbajtje pa leje, ne duhet t’i rishikojmë këto dispozita në mënyrë që të pamundësojmë që prokurorët t’i neglizhojnë këto raste dhe në anën tjetër gjykatat të marrin dënime të ulëta për këto raste”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, ajo tha se sa i përket sistemit të drejtësisë duhet të rishikohet lëshimi në procedurë të rregullt për personat që dyshohen për dhunë në familje e lëshimin në procedurë të rregullt për personat që dyshohen për armëmbajtje pa leje.

    “Obligimet për institucionet e drejtësisë janë që të adresohet lëshimi në procedurë të rregullt në rastet e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje dhe të lëshohet udhëzues detyrues nga Kryeprokurori për të gjithë prokurorët e angazhuar në këto raste”.

    “KPK-ja t’i trajtojë neglizhencat e prokurorëve në raport me rastet e dhunës në familje, përkatësisht lëshimin në procedurë të rregullt për personat e dyshuar për dhunë në familje. KPK-ja urgjentisht të hapë pozita për shtimin e numrit të mbrojtësve të viktimave. I kemi vetëm 22 mbrojtës të viktimave për tërë territorin e Kosovës. Gjykata Supreme të lëshojë udhëzues për politikën ndëshkimore në raport me këto fenomene”, tha ajo.

    Haxhiu po ashtu kërkoi që në rastet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, në përputhje me legjislacionin në fuqi të shtohen dënime plotësuese në raport me këto raste.

    “Sa i përket mbrojtësve të viktimave, duhet të bëhet njoftim i saktë dhe i detajuar mbi të drejtat e të mbijetuarve të dhunës në familje, përfshirë edhe njoftimin mbi të drejtën e viktimës, që krahas kërkesës për lëshim të urdhrit mbrojtës, të bëhet edhe kërkesa e largimit nga shtëpia e personit përgjegjës, me qëllim që viktima të qëndrojë në shtëpi me fëmijët dhe personi i dyshuari të largohet nga shtëpia me urdhër të gjykatës. Kjo parashihet me Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje”, tha Haxhiu.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2024
    Një burrë ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj Bokës së Gjakovës, i cili dyshohet se ra në kontakt me një mjet...
    Lajme25 Maj 2024
    Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë nga mbesa e tij, Toska bashkë me vajzën e tij,...
    Lajme25 Maj 2024
    Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka lënë një mesazh përmes një Instastorje. Ajo ka shpërndarë një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar...
    Sport25 Maj 2024
    Trajneri spanjoll, Xavi ka hapur zemrën për të treguar ndjenjat e tij pasi u shkarkua si trajner i Barcelonës para ndeshjes së...
    Ekonomi25 Maj 2024
    Masat e vëna nga BE-ja për Kosovën, kanë pasur ndikim të negativ në ekonominë e vendit, vlerësojnë drejtuesit e Odës Ekonomike dhe...
    Lajme25 Maj 2024
    Sot rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19-vjeçare, e cila...
    Lajme25 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka deklaruar se Promovimi i produkteve vendore ashte veprim patriotik. Gjatë së shtunës,...
    Lajme25 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës i ka ndarë 110 mijë euro për Elzën Ujkani, motrën e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani e cila u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.