×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu emëron në pozitën e Avokatit të Shtetit të arrestuarin për kontrabandë viagrash

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2021

    Avokatura Shtetërore do të jetë në dorën e një të arrestuari për kontrabandë të viagrave, bashkë me gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë shtetërorë, më 2008.

    Kjo për shkak se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e caktoi sot Arsim Zukën, ish-zyrtarin e Doganës së Kosovës, në detyrën e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

    Zuka e zëvendëson në këtë pozitë Sami Istrefin, Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror të cilit i ka skaduar mandati të martën. Vendimi i ministres Haxhiu hyn në fuqi nga e mërkurja e 29 dhjetorit.

    Arsim Zuka, i cili ka shërbyer si avokat në kuadër të agjencisë së Avokaturës Shtetërore, më parë ka mbajtur funksion brenda institucionit të doganës. Ka shërbyer si zyrtar doganor për Inteligjencë në pikën doganore të Hanit të Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

    Më 10 shtator, 2008, Avokati i emëruar i Shtetit kishte rënë në prangat e Policisë së Kosovës bashkë me gjashtë ish-kolegë të tij të doganës.

    Me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, krim të organizuar e disa vepra të tjera penale, policia kishte arrestuar shtatë doganierë dhe ish-doganierë, raportonte Gazeta Express më 11 shtator, 2008. Në mesin e tyre ishte edhe Arsim Zuka.

    Pjesë e grupit të të arrestuarve ishte edhe Bujar Shatri, zëvendësdrejtor i Doganave.

    Të gjithë të arrestuarit ishin zyrtarë ose ish-zyrtarë të doganave, ku përveç njërit që ka punuar në pikën kufitare në Aeroportin e Prishtinës, të tjerët ishin persona që kanë punuar në pikën doganore të Hanit të Elezit.

    Përveç Bujar Shatrit, me akuza të ndryshme, por që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë arrestuar edhe Lulzim Syla, shef i ndërrimit në pikën doganore – Hani i Elezit, Bekim Gashi e Arlind Sharani, të dy oficerë doganor në Han të Elezit.

    Sipas raportimit të Gazetës Express, të arrestuarit dyshoheshin për kontrabandë të një sasie tabletash viagra.

    Ballina e shkrimit të publikuar në Gazetën Express (versioni print), 11 shtator, 2008

    “Burime të besueshme të Expressit nga policia tregojnë se hetimet në lidhje me këtë rast fillimisht kanë nisur me dyshimet e futjes në Kosovë në mënyrë ilegale të një sasie tabletash viagra”, raportonte Express, më 11 shtator, 2008.

    “Por, gjatë hetimeve të këtij rasti nga ana e hetuesve të doganave, kanë dalë edhe shumë keqpërdorime të tjera, si falsifikime nga ana e këtyre personave dhe dëshmi që mendohet se i implikojnë këta persona në afera korruptive”, vijonte raportimi i gazetës.

    Hetimet në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës i kishte filluar gjatë vitit 2008 pas shkresës zyrtare pranuar nga Dogana e Kosovës për dyshime të mundshme në kryerjen e veprave penale.

    Kallëzimi penal kundër shtatë të arrestuarve ishte dërguar në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.

    Nuk ka të dhëna publike në lidhje me epilogun e hetimeve.

    Vitin e kaluar, emri i Arsim Zukës, si pjesë e Avokaturës Shtetërore ishte përmendur në lidhje me përfaqësimin ligjor të shtetit në kontestin e fituar të një rasti në Gjykatën e Vjenës.

    Arsim Zuka

    Ministria e Drejtësisë, kishte prezantuar vitin e jalur kontestin e përfaqësuar nga avokati Arsim Zuka, si sukses të Avokaturës Shtetërore, shkruan paparaci.com.

    Në një kontest ndaj një pale paditëse në Gjykatën e Vjenës, përfaqësuar nga Avokat Arsim Zuka, shteti kishte “shpëtuar” rreth një milion euro që rrezikonte t’i humbë.

    Avokatura Shtetërore është organ shtetëror që ndërmerr masa dhe mjete për mbrojtjen ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë. Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel. Në raportin e policisë...
    Të tjera
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 609 gjoba trafiku. Ndërkaq në raportin 24 orësh të...
    Sport20 Maj 2024
    Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për FrontOnline thotë se kjo Qeveri ka dështuar pëballë proceseve që ka Kosova dhe se për të...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Lifestyle20 Maj 2024
    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.