×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haradinaj-Stublla: Po punohet për të krijuar mundësi që popullata jonë e re të mbetet në Kosovë

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot drejtoreshën e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), Zyra për Kosovë, znj. Natalia Rostocka.

    Duke kujtuar faktin se Kosova ka një diasporë të madhe në botë, si pasojë e situatës së vështirë nën ish Jugosllavi dhe luftës në fund të viteve të 90-ta, kryedipolomatja Haradinaj-Sublla ka shprehur vullnetin për të thelluar bashkëpunimin edhe më tej me organizatat ndërkombëtare, në këtë rast me IOM.

    “Ne e vlerësojmë punën e IOM-it në Kosovë dhe disa projekte të saj në mbështetje të migrimit të shëndetshëm”, ka deklaruar Ministrja Haradinaj-Stublla, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke u angazhuar në drejtime të ndryshme për të tërhequr investime dhe për të krijuar mundësi për qytetarët e saj në Kosovë.

    “Ne jemi duke ndërtuar programe për Diplomacinë Ekonomike dhe jemi në marrëveshje negociuese për investime që do të jenë një impuls që popullata jonë e re të mbetet në Kosovë”, tha Ministrja.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për kthimin dhe riintegrimin e ndihmuar vullnetar, me ç’rast Ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se këtë vit nuk ka pasur numër të madh azilkërkuesish nga Kosova, dhe se institucionet po punojnë vazhdimisht për t’i informuar qytetarët për kushtet e azilit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Instituti Albanologjik në Prishtinë, ka bërë të ditur se sot u themelua këndi i Librit Arbëresh, një kënd mjaft i veçantë dhe...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Policia në Mitrovicë, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Qytetari nga Gjilani, Migjen Fazliu, i cili njëherësh është edhe drejtor i organizatës kulturore “Varg e Vi”, ka shprehur indinjatën e tij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një ndikim prej më shumë se 3.8 miliardë eurosh,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dy vëllezër janë arrestuar në Deçan, nën dyshimin se kanë kanosur zyrtarët policorë. Njëri prej tyre dyshohet se ka kryer dhe veprën...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Driloni që prej se janë zgjuar nga gjumi kanë nisur përplasjen mes vete. Xheneta kritikoi Drilonin teksa u shpreh se...
    Vip30 Dhjetor 2024
    “Gresa këndo mamit edhe pse s’ke za”, ishin fjalët që nëna i tha Gresës kur erdhi dhe e takoi në Big Brother...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Disa veprime të Gresës, kanë bërë që Rovena të bëjë disa batuta në prani të banorëve të tjerë në shtëpi. Ajo u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.