×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari thotë se bizneset që në fokus kanë prodhimin e gjelbër do të kenë “mbështetje të madhe”

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se mbështetja është e madhe ndaj bizneseve që në fokus kanë prodhimin e gjelbër. Sipas saj, ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh në industrinë prodhuese, ndërsa inovacioni në sektorin prodhues pritet të luajë një rol të madh.

    Në konferencën Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike me temën “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Akademia, Industria dhe Qeveria në Dialog”, Hajdari ka thënë se 33 milionë euro është kostoja për ndërtimin e parqeve industriale e teknologjike.

    Është një nder i madh të jem pjesë e kësaj konferencë, një platformë kaq e rëndësishme për ndarjen e ideve dhe praktike për një të ardhme më të mirë. Kjo përfaqëson një moment kritik në planetin tonë për të adresuar sfidat klimatike. Kjo më shumë se kurrë duhet t’i bashkojmë forcat përmes dialogut të hapur përmes qeverisë dhe akademisë dhe kalimi drejtë një ekonomie të gjelbër. Një nga këto politika, është edhe politika industriale me vizion deri në vitin 2030 duke pasur prioritet zhvillimin ekonomik. Ne si ministri kemi hartuar një strategji ambiogjioze në mbështetjen e bizneseve, kemi përgatitur një plan gjithëpërfshirëse në nëntë sektorë”.

    “Pikërisht objektiva e katër trajton lehtësimin e qarkores së gjelbër dhe ndihmon sektorin e prodhimit në prodhim të gjelbër. Ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh në industrinë prodhuese, inovacioni në sektorin prodhues pritet të luaj një rol te madh. Inovacioni ka potencial që te shndërroje rezultate pozitive, krijimi i një industrie të gjelbër, industria kosovare është konsumator i rëndësishëm prandaj përmirësimi i efikasitetit material. Kosova është në fazën e fillestare në krijimin e një qarkore të gjelbërt”.

    “Kompanitë kosovare riciklojnë plastike, kanaqe, gomë të cilat ulin ndjeshëm ndotjen. Përkushtimi i sektorit privat është një hap thelbësor drejtë qëllimit të përbashkët. Duke punuar kështu së bashku, angazhimet mund të jenë të mira për planetin dhe biznesin. Jam e bindur që do të dalin ide dhe bashkëpunime të reja që arrijnë për një të ardhme të qëndrueshme me 33 milionë euro zotime që janë duke u ndërtuar shume parqe industriale, teknologjike. Vetëm kur kemi industrinë në universitet vjen transformimi më i shpejtë”, ka thënë Hajdari./EO/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.