Rozeta Hajdari, Getoar Mjeku dhe disa prej këshilltarëve janë bërë me perde të reja në zyret e tyre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Blerja e tyre për ministren, zëvëndësministrin dhe të tjerët, këtij dikasteri i kushtoi mbi 800 euro, shkruan “Front Online”.
Këto copa pelhure u sollën në ambientet e tyre të punës përmes një tenderi që u nënshkrua më 10 nëntor të këtij viti me kompaninë Genc Rol.
Kontrata bën pjesë tek kontratat me vlerë të vogël, shkruan “Front Online”.
Të tilla, sipas nenit 19 të ligjit për Prokurimin konsiderohen të gjitha ato kontrata, vlera e parashikuar e të cilave është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se një mijë (1.000) euro, por më e vogël se dhjetë mijë (10.000) euro./“Front Online”.