Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se së bashku me këshilltarin për inspektime, Kushtrim Dakaj, ushtruesin e kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, kanë vizituar pikat shitëse të derivateve, ku edhe është njoftuar nga afër për çmimet aktuale në tregun kosovar.
Hajdari ka shkruar në Facebook se bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe mirëfunksionimi i tyre është gjithmonë prioritet i Qeverisë.