Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Në Prishtinë, ajo do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.
“Në orën 14:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren e shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann”.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, njofton zyra për media e presidents, transmeton Klankosova.tv.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj vizite, por ajo vjen pak ditë pasi e para e shtetit të Kosovës ishte në Gjermani për ta marrë çmimin për media të njohur si “M100 Media Award” në Potsdam,
Asaj çmimin ia dha ish-ministri i Mbrojtjes në Gjermani gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rudolf Scharping.