×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Gërvalla takon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Ministrja Gërvalla takon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas: Mbështetja për Kosovën është mbështetje për një Evropë të bashkuar

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas në të cilin theksoi rolin kyç që ka Bashkimi Evropian jo vetëm për ruajtjen e stabilitetit, por për ofrimin e vizionit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Evropës.

    Ministrja nënvizoi nevojën që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

    Ajo theksoi se mbështetja për Kosovën nuk mund të mbetet në nivel deklarativ, por duhet të përkthehet në hapa konkretë, përmbylljen e procesit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe heqjen e masave të padrejta që cenojnë frymën e partneritetit.

    Ministrja Gërvalla ritheksoi se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën. “Mbështetja për Republikën e Kosovës është një mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar.”

    Ajo po ashtu theksoi se prania dhe angazhimi i Kosovës në rajon është një burim i fuqishëm i stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë kontinentin. Në këtë drejtim, Ministrja Gërvalla tha se tani është koha për vendime të guximshme dhe për një vizion të përbashkët evropian që përfshin edhe Kosovën si pjesë të natyrshme të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër nga ora 10:00. Kjo do të...
    Lajme30 Prill 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka realizuar projektin për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Ethet...
    Lajme30 Prill 2025
    Komuna e Juniku është renditur në mesin e komunave më transparente në nivel të Kosovës bazuar në vlerësimin e bërë nga KDI...
    Të tjera
    Opinione30 Prill 2025
    Burim: The Financial Times, Gideon Rachman. Frika nga Rusia e bashkoi aleancën perëndimore. Tani, frika nga Rusia rrezikon ta çajë atë. Në...
    Lajme30 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër gjahstë personave të dyshuar për “Trafikim me njerëz”, “Dhunim” dhe “Shërime seksuale të viktimës...
    Sport30 Prill 2025
    Klubi i Futbollit për Femra Ulpiana 1992 ka reaguar ashpër pas ndeshjes së xhiros së 18-të në kategorinë elitare të futbollit të...
    Lajme30 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia” për 1 maj. Sipas njoftimit...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, bëri homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë...
    Lajme30 Prill 2025
    Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.