×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e jashtme austriake flet me Gërvallën dhe Gjuriqin: Duhet angazhim konstruktiv në dialog

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë të ditur se ka folur në telefon me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, si dhe me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.

    Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se me Gërvallën kanë biseduar për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Ndër tjera, Meinl-Reisinger theksoi se të gjitha palët duhet të angazhohen në procesin e dialogut.

    “Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut, dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE!”, ka thënë Meinl-Reisinger.

    Kurse, në një postim tjetër në platformën X, ajo pohoi se me Gjuriqin kanë biseduar edhe për mbështetjen e Serbisë në reformat që duhen për t’u bërë pjesë e BE-së.

    “Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE. Gjithashtu theksova rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe nxitjes së një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri”, ka shkruar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas hapjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet komunale. Haradinaj i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas hapjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet komunale. Haradinaj i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës , ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve A.B., E.B., A.L., dhe A.K, për keqpërdorim i pozitës apo...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, me rastin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore....
    Lajme24 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjain deri në një orë. Më të ngarkuarat,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot ka publikua shumen e mjeteve që i ka ndarë deri...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    “Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.