Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë para mediave se janë bërë disa transaksione të dyshimta, raporton Front Online.
Ajo ka thënë se kanë gjurmuar transaksionet bankare dhe se institucionet po bërjnë përpjekje për kthimin e mjeteve.
“Unë dola që të them se kemi gjurmuar se është transkacion bankar. Institucionet po bëjnë përpjekje që këto mjete t’i kthehet buxhetit të Kosovës. Ky rast është i izoluar me të cilin po merren institucionet. Kemi bërë të gjitha kontrollet e nevojshme për të parë se është rast i nevojshëm. Nuk është tërheqje e mjetve kesh, por përmes llogarisë sepse mjetet e Kosovës janë në BQK dhe janë të sigurta”, ka thënë ajo./Front Online